Mohamed Salah u largua pas 28 minutave lojë në finalen kundër Real Madridit
Liverpool po luan me Real Madridin në finale të Champions League dhe rezultati pas pjesës së parë është 0:0.
Salah u lëndua pas një dueli me Sergio Ramos dhe u detyrua që të lë fushën në minutën e 28-të.
Ylli egjiptian u largua duke qarë, ndërsa Ronaldo si një kampion i vërtetë shkoi për ta përshëndetur.
Salah ishte njëri nga më meritorët që Liverpool këtë edicion arriti në finale të Champions League.