Messi nën presion

Futboll

Messi nën presion

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 14:57
Messi

Ish-mbrojtësi i Argjentinës, Javier Zanetti, ka deklaruar se bashkëkombasi i tij Lionel Messi po mban një presion të madh mbi supe kohët e fundit për sa i përket Botërorit. 

“Ka shumë presion mbi të, por jo vetëm në këtë Botëror, por edhe në të kaluarën" tha Zanetti për “Mediaset”.

"Gjithkush pret që të jetë Kampionati Botëror i tij dhe se Argjentina mund të fitojë, por do të jetë e vështirë, sepse unë shoh ekipe të tjera më të kompletuara. Humbjet në dy finalet e “Copa America” dhe një tjetre në Kupën e Botës ia shtojnë më tej presionet atij dhe ekipit nga mediat." ka shtuar më pas Zanetti.

Argjentina humbi 1:0 ndaj Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës së Brazilit, katër vjet më parë, dhe gjithashtu pësoi humbje në “Copa America” në Kili, në vitin 2015 dhe 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat