Në patronatin e Komunës së Gazi Babës dhe Qytetit të Shkupi , ndërsa me organizim teknik të Klubit të futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu është zhvilluar turneu “Bajrami 2018”. Në turne prezent ishte edhe vetë kryetari i komunës Gazi Babë, Borçe Georgievski, por edhe legjenda e sportit shqiptar Shaban Tërstena i cili ndau edhe çmimet për skuadrat më të mira. Fitues i turneun tek gjenerata 2008 doli skuadra e Albarsa (Shkup), e cila në finale në penalti 3:2 e mundi Sarajin. Skuadra e tretë ishte ajo e Milano (Kumanovë).
Portier më i mirë u shpall Drilon Alili (Saraj), ndërsa futbollist më i mirë doli Merdijan Sulejmani. Fitues i turneun tek gjenerata 2007 doli skuadra e SC Sharri (Hani i Eleziz) e cila në finale pas penaltive e mundi Albarsa (Shkup). Skuadra e tretë më e mirë ishte ajo e Nova Kolonija (Shkup). Portier më i mirë u shpall Rinor Shkreta (Shari), ndërsa futbollist më i mirë doli Admir Zejadini.
Pas mbylljes së turneu pasoi shoqërimi me bakllava të të gjithë pjesëmarrësve ku u harxhuan më shumë se 500 copë bakllava. Organizatorët e dhe pjesëmarrësit thonë se qëllimi u arrit, pasi të gjithë u ndanë të kënaqur me shoqërimin një ditor në Hasanbeg. Për dallim nga viti i kaluar (2017), sivjet pati 20 skuadra pjesëmarrëse me më shumë se 200 futbollist.