Sipas informatave nga portali Caught Offside, Luka Modric i ka rekomanduar klubit nënshkrimin me futbollistin Shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, nëse dështojnë të marrin shërbimet e Alvaro Odriozolas nga Real Sociedadi.
Kroatit i ka pëlqyer shumë loja e Elseid Hysaj me Napolin dhe me kombëtaren e Shqipërisë, dhe kjo e ka shtyrë atë që t’i rekomandojë klubit transferimin e tij si një zëvëndësim për Dani Carvajal gjatë sezonit.
Shqiptari ka një klauzolë rreth 40 milionë euro në Napoli dhe për të ka shfaqur interesim edhe Manchester United i Jose Mourinhos.