“Bale tek Arsenal? Më shumë shanse ka të shkojë në hënë”

Futboll

“Bale tek Arsenal? Më shumë shanse ka të shkojë në hënë”

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:47
Gareth Bale

Real Madrid duhet t’i sigurojë Gareth Bale një vend titullari për sezonin e ardhshëm nëse kërkon ta mbajë uellsianin.

Bale ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Bernabeu pasi shënoi në finalen e Champions League muajin e kaluar, duke insistuar se nuk ka luajtur mjaftueshëm sezonin e kaluar nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe se agjenti i tij do të diskutonte opsionet e tjera.

“Mendoj se duhet të flasim me Real Madrid për të parë se çfarë drejtimi do të marrim,” shprehet agjenti i Bale.

“Ai kërkon më shumë minuta se sezonin e kaluar, kjo është gjëja më kryesore. Mendoj se ai është një nga tre-katër lojtarët më të mirë në botë. Dikush si ai duhet të luajë. Nuk është çështje parash.

“Ai do të fitojë Topin e Artë dhe unë mendoj se ai ka shanse.

“Ai e adhuron jetën në Spanjë. Por duhet të shohim. Arsenal? Do të kisha shumë dëshirë të shkonte në Emirates, si një tifoz i Arsenal që jam, por më shumë shanse ka që ai të shkojë në hënë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat