Fabregas kundër rrymës: Ronaldo? Gola vetëm nga goditjet standarde dhe gabimet

Futboll

Fabregas kundër rrymës: Ronaldo? Gola vetëm nga goditjet standarde dhe gabimet

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:18
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një protagonist i padiskutueshëm i Botërorit të Rusisë, pasi ka shënuar 4 gola në 2 ndeshje dhe i ka dhënë 4 pikë Portugalisë, por ka edhe nga ata që mendojë ndryshe.

Çesk Fabregas, për shembull, i cili mungon te Spanja në këtë Botëror, ka një tjetër mendim për portugezin. Duke folur për “BBC”, ai ka “çmontuar” lojtarin e Realit të Madridit:

“Po, po luan mirë, por, nëse shihet me kujdes ajo që ka bërë, ka shënuar një gol me penallti, një nga goditja e këndit, një nga goditja e dënimit dhe një nga gafa e De Geas.

Nuk mund të thuhet se ai dhe Portugalia kanë bërë një lojë me kombinime, apo kanë bërë ‘tiki-taka’ për të shkuar te goli. Duhet t’ia japim meritat, natyrisht, por golat e tij kanë ardhur vetëm nga goditje standarde, nga topa të ndaluar, ose nga gabimet e kundërshtarit”, – ka theksuar Fabregas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat