Prishtina kërkon vetëm fitore kundër FC Europa! Bileta 3-5 euro

Futboll

Prishtina kërkon vetëm fitore kundër FC Europa! Bileta 3-5 euro

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2018 Në ora: 19:44
Josa e Dallku

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë, Prishtina, ka mobilizuar forcat vetëm për fitore kundër ekipit nga Gjibraltari, FC  Europa, në ndeshjen e kthimit të parakualifikueseve në Europa League në futboll. Prishtina ka rezultat të mirë nga sfida e parë në Gjibraltar, ku kishin barazuar 1:1. Megjithatë, ky barazim nuk jep ndonjë siguri por i duhet angazhim e lojë e madhe për fitore dhe për të vazhduar më tutje. Skuadrës bardhekaltër i konvenonin edhe barazimi me rezultat 0:0 sepse e kualifikon më tej. Të gjithë janë optimistë se prishtinasit do të triumfojnë ndaj FC Europa, kjo e fundit ka një ekip të mirë. 

Prishtina pritet të jetë skuadra e dytë nga vendi ynë që do të kualifikohet pas Dritës nga Gjilani, e cila ka siguruar biletën në rrethin e parë eliminatorë të Champions League.  Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, si gjithmonë i matur në deklarata, e vlerëson si lojë të vështirë. Ai mes të tjera ka deklaruar se, do të jetë lojë e vështirë pavarësisht rezultatit të mirë që morën në Gjibraltar. Sipas tij, ambiciet e Prishtinë janë që të luajnë lojën me FC Europa, pastaj të shohin se çfarë do të ndodhë. Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 19.00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe pritet atmosferë  madhështore. Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, tha se janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe me pretendime për fitore. Dallku shprehet mes të tjera se janë të gatshëm për këtë sfidë dhe e njohin kundërshtarin. Nga ana tjetër, FC Prishtina konfirmon se dyert e stadiumit do të hapen nga ora 17.00.

“FC Prishtina, për ndeshjen e nesërme kthyese të raundit preliminar të UEL kundër Europa FC,  do të lëshoj bileta në shitje vetëm në ditën e ndeshjes më 5 korrik. Biletat janë me dy çmime. Tribuna perëndimore 5 euro, ndërsa ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e dedikuar vetëm me organizim për “Plisa”. Biletat do të shiten në sheshin “Nënë Tereza” dhe rreth stadiumit “Adem Jashari” nga ora 15:00. Dyert e stadiumit do të hapen nga ora 17:00”, bëhet e ditur nga FC Prishtina. Skuadra nuk ka probleme me futbollistët, përveç Thaqit e Bekteshit që kanë të drejt nga raundi tjetër nëse kualifikohet skuadra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat