Jo vetëm Higuain e Rugani, edhe Pjaniq në planet e Chelseat - Bota Sot
Jo vetëm Higuain e Rugani, edhe Pjaniq në planet e Chelseat

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Jo vetëm Higuain e Rugani, edhe Pjaniq në planet e Chelseat

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:04
Miralem Pjaniq

Klubi anglez ka shtuar interesimin për mesfushorin e Juventusit.

Pas blerjeve te Juventusi po mendojnë edhe për lojtarët që duhet shitur.

Listën e atyre që pritet të largohen e kryeson Gonzalo Higuain për të cilin Chelsea i Maurizio Sarrit prej kohësh ka shfaqur hapur interesin, së bashku me Daniele Ruganin.      

Blutë janë fokusuar në Itali dhe pikërisht tek bardhezinjtë. Dëshira e radhës e klubit londinez është Miralem Pjaniq.

Mediat italiane raportojnë se mesfushori të mërkurën ka darkuar në Milano bashkë me menaxherin e tij i cili është edhe menaxher i Sarrit.

Një takim i befasishëm duke parë se kush janë protagonistët e kësaj darke dhe që mund hapë skenare të reja. Është pikërisht menaxheri i boshnjakut që mund të bindë Pjaniq të transferohet tek Chelsea.

Përveç Chelseat, për Pjaniq kanë shprehur interesim edhe Manchester City e Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test