Numrat tregojnë madhështinë e Sergio Aguero…

Futboll

Numrat tregojnë madhështinë e Sergio Aguero…

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:08
Sergio Aguero

Këto janë disa nga numrat më interesantë në karrierën e argjentinasit Sergio Aguero, golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester City…

201 – golat e shënuar nga Aguero për Manchester City.

293 – ndeshjet që Sergio Aguero ka luajtur për City.

33 – numri më i madh i golave gjatë një sezoni për City, 2016-17.

4 – herë Aguero ka shënuar 30 ose më shumë gola në një sezon.

12 – gola ka shënuar Aguero kundër Leicester, “viktima” e tij e preferuar. Tre herë ai ka shënuar katër ose më shumë gola, ndaj Leicester në shtator 2018, në tetor 2014 ndaj Tottenham dhe ndaj Newcastle, 12 muaj më vonë.

8 – herë ka shënuar Aguero tregolsha në Premier League, vetëm Alan Shearer (11) dhe Robbie Fowler (9) kanë bërë më mirë se ai.

31 – kanë qenë ekipet e ndryshme në Angli ndaj të cilave ka shënuar Aguero.

6– trofe ka fituar Aguero me Manchester City, tre tituj në Premier League dhe tre Kupa të Ligës.

177 – gola ka shënuar Eric Brook, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Manchester City, para se të vinte Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat