Jakupi jep dorëheqje

Futboll

Jakupi jep dorëheqje

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:31
Jakupi jep dorëheqje

Trajneri Mensur Jakupi më nuk do të jetë trajner i KF Gostivari, pasi ka dhënë dorëheqje, pas dy humbjeve tw fundit në kampionat, Genc Kalemler dhe Gobleni.

Trajneri i njohur ka treguar arsyet e dorëheqjes.

“Jap dorëheqje nga pozicioni i trajnerit të KF Gostivari dhe arsyet janë sportive. Pas dy humbjeve radhazi mendoj se është vendim me arsye që të tërhiqem. Edhe pse e filluam mirë kampionatin, dy ndeshjet e para fitore në Dibër kundër Korabit, dhe fitore ndaj Skopjes, pastaj u plasuam edhe në 1/16 e kupës, duke eliminuar Teteksin në Tetove, por dy humbjet e fundit janë shkasë për dorëheqjen time

Pasardhësit tim i dëshiroj suksese, kurse futbollistëve fat në vazhdim të kampionatit në mënyrë që të ndihmojnë klubin të ketë vetëm rezultate positive. Falënderojë anëtarët e kryesisë për mbështetjen që ma dhanë dhe ju dëshiroj suksese në punë.

Largohem krenar pas tre viteve, duke dhënë shumë mund e sakrificë. Ishin vite ku klubi kishte kriza të llojllojshme, por unë nuk u dorëzova, isha gjithmonë në shërbimë të klubit dhe gjithmonë do të jem në shërbim kur e kërkon nevoja.

Gjatë rikthimit në ligën e dytë, vitin e kaluar e menaxhuam me shumë sukses, por lidhja e referëve me “shumë” na u mori të drejtën për tu ngjitur në ligën e parë, megjithatë edhe tani klubi është në rrugë të mirë për tu zhvilluar.

Gjatë këtyre viteve unë kisha edhe menaxhimin sportiv ku bashkë me njerëzit që u angazhuan në ngritjen e klubit kemi bërë shumë punë për të ardhmen, duke zhvilluar edhe talentin e futbollistve që vijnë nga Akademia, tek e cila punohet me profesionalizmë të madh.

Aty punojnë 8 trajnerë dhe arritëm që në ekip të parë, përvec kapitenit Admir Demiri, të luajnë titullar: Ilirid Ademi (luan te Makedonija GJP), Hakan Limanin, Miran Sinanin (kaloi Zvicër), Blend Bekteshin, Ardit Iljazi, Xhemail Esati.

Poashtu arritëm marrëveshje bashkëpunimi me Shkëndijën e Tetovës, ku talentët tanë do të zhvillohen në Akademinë e tyre si: Ediz Sipahi, Genc Gashi, Agon Elmazi, Ron Sinani, Imran Fetahi, Oktaj Rakipi (reprezentues I U-16), Redon Colaku, ndërsa Shkëndija na huazoi futbollistë, të cilëve klubi tetovarë iu paguan kompensimet finansiare.

Kemi edhe dy talente te KF Vardar si: Ali Hasani (reprezentues I U-17) dhe Muas Demiri. Klubi ka një të ardhme të pasur me futbollist të Gostivarit.

Falënderojë grupin e tifozëve ‘Kastriotët’, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë:Mersim Zendeli, Muhamed Beshiri, Abush Baki (fizioterapeut), Bejzat Osmani (ekonom) dhe të gjithë njerëzit që kontribuan në klub këto vite. Të gjithë janë njerëz të përkryer dhe dhanë gjithcka nga vetja për zhvillimin e klubit të qytetit.

Për në fund apeloj deri tek të gjithë futbolldashësit, afaristët që të afrohen në klub dhe të ndihmojnë në mënyrë që të ngrejmë vetëdijën sportive tek të gjithë qytetarët, bëti të ditur arsyet Mensur Jakupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat