Klubi londinez synon të përforcojë sulmin në afatin kalimtar të janarit.
Edhe pse afati kalimtar është mbyllur, Chelsea sfidon Juventusin përsa i takon kartonit të Federico Chiesas të Fiorentinës.
“Blutë” janë futur fuqishëm në garë për 20-vjeçarin, i cili kërkohet me ngulm edhe nga bardhezinjtë.
Sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri i anglezëve, Maurizio Sarri, i cili është gati të bëjë çmenduri për ta transferuar futbollistin në Premier Ligë që gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Në Janar pritet një garë e fortë mes Chelsea e Juventusit për kartonin e Chiesa.