Zbulohet orari për javën e shtatë në Ipko Superligë, ja kur luhet derbi Gjilani – Drita

Futboll

Zbulohet orari për javën e shtatë në Ipko Superligë, ja kur luhet derbi Gjilani – Drita

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:29
Pamje nga një ndeshje

Këtë vikend na presin ndeshje mjaft të nxehta në kuadër të javës së shtatë të Ipko Superligë.

Derbi më i madh në vendin tonë ndërmjet Gjilanit dhe Dritës pritet të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15:30/

Po në këtë ditë, veçse nga ora 18:45 zhvillohet dueli tjetër derbi ndërmjet dy rivalëve lokal në kryeqytet, derisa Prishtina e pret Flamurtarin në “Fadil Vokrri”.

Java e shtatë e hap siparin me dy duele ditën e premte, ndërkohë që edhe në ditën e shtunë zhvillohen dy ndeshje.

Orari i plotë i javë së shtatë.

E premte

Trepça ’89 – Ferizaj 15:30Drenica – Ballkani 15:30

E shtune

Feronikeli – Liria 15:30Llapi – KEK-u 15:30

E diel

Gjilani – Drita 15:30Prishtina – Flamurtari 18:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat