Skandali me përdhunimet

Futboll

Skandali me përdhunimet

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:51
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nënshkroi një marrëveshje me Katrin Majorga në vitin 2010 duke u zotuar se do të paguante kompesim për gruan, e gjitha kjo nën presionin e Realit të Madridit. Gazeta portugeze “Coorreio de Manha” ka zbuluar se portugezi do të rindërtojnë mbrojtjen e tij për rastin e dyshuar të përdhunimit të vitit 2009. Ai ka hequr dorë nga avokati Davi Çesnof dhe ka marrë Piter Kristianse, ky i fundit avokat penal në Las Vegas, duke qenë se ngjarja ka ndodhur në këtë vend.

Një fakt tjetër është se avokatët e portugezit do të zbërthejnë akuzat e Majorgës dhe do të tërheqin në “lojë” edhe Realin e Madridit, të cilët e vunë në presion të paguante dëmshpërblimin. Ronaldo sapo kishte shkuar te Reali dhe klubi kishte frikë për  imazhin e tij. “Shqetësimet janë rritur shumë nga fakti se gjatë pushimeve amerikane të vitit 2009, Kristiano ishte në qendër të vëmendjes për frekuentimin që ai pati me Paris Hilton”, shkruan gazeta.

Ronaldo e ka nënshkruar këtë marrëveshje pa dëshirën e tij, sepse ai e deklaronte veten vazhdimisht të pafajshëm. Gjithashtu ka edhe disa pika të tjera që nuk përkojnë me dëshminë e Majorgës. Njëra nga pikat është se vajza thotë ata u larguan në suitë pas mbrëmjes së kaluar në klab, ku dhe më pas ndodhi përdhunimi i pretenduar, por CR7 thotë se ata kaluan disa orë së bashku dhe pastaj erdhën në klub së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat