Spalletti ka gati surprizën për derbin ndaj Milanit - Bota Sot
Spalletti ka gati surprizën për derbin ndaj Milanit

Futboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Spalletti ka gati surprizën për derbin ndaj Milanit

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 23:45
Mauro Suso

Derbi është një rast për të lënë shenjë dhe për të përmbysur hierarkitë. Kjo është ajo që shpreson të bëjë mesfushori i Inter, Roberto Gagliardini, i cili mund të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Milan-it.

Trajneri Spalletti ka dy arsye për t’i besuar atij nga minuta e parë kundër “Djallit”. E para: nuk është në listën e Champions League dhe, për rrjedhojë, nuk do të jetë në dispozicion për transfertën në Barcelonë. E dyta: Matias Vecino është i grumbulluar dhe do të shkojë në Milano të enjten. Përveç këtyre arsyeve, duhet patur parasysh edhe rritja fizike e ish-mesfushorit të Atalanta-s, i cili është shumë i vlerësuar nga trajneri zikaltër dhe ai i Italisë, Roberto Mancini.

Deri tani, Gagliardini ka luajtur pesë ndeshje, tri prej të cilave si titullar. Kanë qenë paraqitje me ulje-ngritje, por ai mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për ekuilibrat e skuadrës së Mancini-t. Është një “xhol” taktik si pak të tjerë, shpesh thelbësor në fazën e lojës pa top falë zgjuarsisë së tij si futbollist. Problemi kryesor, ndoshta, ka të bëjë me ambientin, sepse tifozët mbajnë mend vetëm gjestin teknik, golin.

Por çdo trajner do të donte në ekip një lojtar si Gaglia, që lufton dhe djersitet sa për tre, pa u ankuar kurrë. Dhe që, në fund, është i aftë të jetë kërcënues edhe para portës së kundërshtarit duke shfrytëzuar gjatësinë e tij në lojën në ajër dhe një goditje të mirë nga distanca. Kohët e fundit, në rrjetet sociale ka marrë shumë klikime një video e tij në stërvitje e publikuar nga Inter, me lojtarin që ka hënuar një gol “alla Holly&Benjy”

Nëse do ta bënte një gjë të tillë në derbi, “San Siro” zikaltër do të çmendej. Sigurisht, Gagliardini do të kënaqej edhe me më pak: një vend në formacionin titullar dhe një paraqitje të mirë. Më pas, natyrisht, që të bëjë festë në fund të ndeshjes para tifozerisë ultras të Inter-it.ts

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test