Valverde: Duhet i gjithë ekipi për të zëvendësuar Messi-n, Inter…

Futboll

Valverde: Duhet i gjithë ekipi për të zëvendësuar Messi-n, Inter…

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 22:36
Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde pranon se Lionel Messi nuk mud të zëvendësohet nga vetëm një lojtar, dhe paralajmëron se Inter nuk dorëzohet kurrë.

Skuadra katalanase do të presë Zikaltrit në Camp Nou të mërkurën për ndeshjen e Champions League, me të dyja skuadrat që kanë pikë të plota pas dy ndeshjesh.

“Do të presim një kundërshtar në formë shumë të mirë,” shprehet Valverde në konferencën e shtypit.

“Ata kanë fituar shtatë ndeshje radhazi dhe nuk dorëzohen kurrë, ata kanë fituar shumë ndeshje në minutën e fundit.

“Do të jetë një sfidë e bukur, tre pikët do të jenë të rëndësishme për të avancuar në kompeticion.

“Ne kemi gjashtë pikë, aq sa Inter, por do të luajmë brenda dhe duam të shfrytëzojmë avantazhin e shtëpisë. Duam ta fitojmë këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

“Messi? Padyshim që mungesa e tij do të ndikojë, por është gjithashtu një sfidë për ne, të provojmë nëse mund të fitojmë pa të në javët e ardhshme ku kemi disa ndeshje shumë të vështira.

“Mund të ndryshosh sistemin, por jo stilin e lojës. Kemi disa opsione por nuk dua t’i jap asnjë ndihmë Spalletti-t.

“Messi nuk mund të zëvendësohet nga një lojtar, do të jetë një përgjegjësi kolektive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat