Man Utd shënon fitore të madhe, e mposht Bournemouthin në minutën e 92’

Futboll

Man Utd shënon fitore të madhe, e mposht Bournemouthin në minutën e 92’

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:32
Foto nga ndeshja

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Bournemouth.

‘Djajtë e Kuq’ kanë marrë pikë të plota nga udhëtimi te Bournemouth, duke fituar 1:2 në stadiumin ‘Vitality’.

Bournemouth e nisi mirë ndeshjen kur shënoi për 1:0 në minutën e 11’ me anë të Wilson.

Manchester United ka arritur të përmbysë rezultatin, për fitoren 1:2.

Ishte Martial që barazoi për 1:1 në minutën e 35’.

Goli i fitores për United erdhi në minutën e 92’, kur realizoi Marcus Rashford.

Me këtë fitore, United numëron 20 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat