Liria nga Prizreni importon tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi Dritën nga Gjilani, në kuadër të javës së 14-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Në minutën e 86-të, Liria siguroi fitoren e madhe. Kreatorë i fitores është Liridon Fetahaj i cili shërbehet nga kapiteni Fatih Karahoda. Për Dritën është një humbje e rëndë dhe e mban larg kreut të tabelës, kurse Liria me tri pikët e fituara shmanget nga pozita e parafundit. Ferizaj mbetet pa pikë në vatër të vet, duke pësuar humbje me 1:0 nga Llapi i Podujevës. Tetë minuta pa përfunduar takimi llapjanët shënojnë fitore, duke iu falënderuar golit të Shpend Kelmendit.
Duhet theksuar se në minutën e 24-të, Llapi e godet shtyllën fal sulmuesit Festim Alidemajt. Trepça ’89 nga Mitrovica si vendas barazoi 1:1 me Gjilanin. Për Gjilanin shënoi Hysa (25’) dhe për mitrovicasit Manaj (77’).
IPKO Superliga
Ferizaj-Llapi 0:1
Drita-Liria 1:1
Ballkani-Feronikeli 0:1
Trepça ’89-Gjilani 1:1
Drenica-Prishtina 0:1
KEK-u-Flamurtari 3:4
Tabela
1. Feronikeli 13 10 2 1 32
2. Prishtina 13 9 3 1 30
3. Llapi 14 8 2 4 26
4. Drita 14 7 1 6 22
5. Flamurtari 14 6 4 4 22
6. Gjilani 14 6 3 5 21
7. Drenica 14 5 3 6 18
8. Ballkani 14 5 3 6 18
9. Trepça 89 14 3 7 4 16
10. Liria 14 4 1 9 13
11. Ferizaj 13 3 2 8 11
12. KEK-U 13 0 1 12 1