Ramadani: E humbëm vendin e parë

Futboll

Ramadani: E humbëm vendin e parë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Ramadani: E humbëm vendin e parë

Zekirja Ramadani, kryetrajner i Feronikelit nga Drenasi, e komenton humbjen nga Prishtina me rezultat 1:0, në ndeshjen e mbetur të elitës së futbollit të Kosovës. “Gjithmonë derbi vendoset nga një gol. E kishte epitetin e derbit dhe në fushë u pa që ishte një derbi i vërtet.

Derbit i fiton ekipi që bënë më pak gabime. Ne u munduam të bëjmë pak gabime dhe mendoj që na ndëshkuan nga një gjysmërasti dhe pastaj në fund ndoshta edhe fati nuk ishte me ne. Kishim raste për ta barazuar rezultatin që do të ishte shumë mirë nëse do të kishim arritur të barazonim. Por, ja që nuk u barazua. Më vjen keq për humbjen, por ne duhet të tregohemi profesionit, kemi për katër ditë ndeshje tjetër dhe normal nga dita e nesërme duhet të përgatitemi për Ferizajn.

Sepse, e humbëm ndeshjen, por nuk humbëm asnjë gjë tjetër, humbëm vendin e parë, por në disa momente nga eksperienca si futbollist që e kam pasur, gjithmonë nga vendi i dytë kemi qenë më të rrezikshëm se kur kemi qenë lider në klasifikim.

Shpresoj që edhe në këtë radhë do të jetë ashtu. Ne prapë do të kemi rastin mbase ta kalojmë Prishtinën nëse arrijmë të kalojmë dhe duhet t’i shfrytëzojmë. Ndoshta po të ishte luajtur ndeshja në kohën e duhur, sepse Prishtina në atë moment kishte pesë-gjashtë futbollistë të lënduar e ku neve do të na mungonte vetëm Rexha. Dhe euforia dhe ku kjo ndeshje u fry shumë nga mediat dhe normal u rrit edhe presioni te skuadrat dhe këtë presion diti më mirë të menaxhoj Prishtina dhe korrën sot fitore”, ka thënë Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat