E papritur: Radamel Falcao në Real Madrid

Futboll

E papritur: Radamel Falcao në Real Madrid

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:02
Radamel Falcao

Radamel Falcao mund të rikthehet në La Liga.

Është skuadra e Real Madrid që ka mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin kolumbian.

Sulmuesi 32 vjeçar ka humbur vendin e tij që pas angazhimit të Thierry Henry në krye të Monacos.

Marca shkruan se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, po kërkon largimin e Falcao nga Monaco në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht se lojtari ka kontratë me skuadrën franceze edhe për 18 muaj.

Destinacioni i ri i Falcaos që ka veshur edhe fanellat e Chelsea dhe Manchester United mund të jetë Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat