Fatos Lubonja del me deklaratën e papritur: Ja çfarë po tenton të bëjë Edi Rama!

Shqipëria

Fatos Lubonja del me deklaratën e papritur: Ja çfarë po tenton të bëjë Edi Rama!

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:02
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja bëri një deklaratë të fortë sot në emisionin ‘Pikat mbi I’. Sipas tij, kryeministri Rama po tenton të eliminojë opozitë.

Përballë analistit Artur Zheji, ku temë e diskutimit është pyetja nëse; ‘A ka një aleancë të fshehtë Berisha-Rama?’, Lubonja theksoi se kryeministri po tenton që të ‘shtëpiakëzoi’ opozitën, me ndihmën sipas tij të Amerikës. Mes të tjerash Lubonja tha se Berisha ka kundra Ramën, amerikanët dhe pjesën e vetë të opozitës së ‘shtëpiakëzuar’.

“Për të kuptuar atë që tha Zheji, ku bashkohemi dhe ku ndahemi. Bashkohemi e pjesa e parë ku tha se; ‘Kemi një Ramë që i thonë; “pse nuk bëhesh dhe mbret?”’. Pra kemi një formë moderne, kthim te një parti-shtet. Pastaj roli dhe ku vendoset opozita, Basha, Berisha, apo Meta në këtë proces, ndoshta këtu ndahemi. Teza e Zhejit është se ‘këtë mbajnë njëri-tjetrin. Rama ka nevojë për Berishën dhe ky për kryeministrin’. Në kuptimin se ata janë pjesë e këtij sistemi. Teza ime është; periudha kur kishim rrotacionin fals, kur kishim ndryshim, se kryeministri kthehej në opozitë dhe opozita kryeministër, ishte në 2013-ën. Tani është problemi se një bandë po eliminon të tjerat.

Projekti i Ramës është eliminimi i opozitës. Por kemi atë që mund të thuhet; ‘shtëpiakëzim’ i opozitës- opozitë e zbutur. Kush është i buti dhe i forti?! Këtu vjen puna. Ne kemi një Bashë, i cili deri dje thoshte; ‘Rama nuk mundet dot me proces të rregull demokrati, duhet të dalim nga parlamenti dhe të futemi në çadër’. Në këtë linjë kanë qenë të gjithë, edhe Berisha dhe Basha, kjo ishte opozita, një bandë. Se po të kishin mbështetje popullore, s’kishin nevojë për ato protesta të dhunshme. Në këto kushte ‘shtëpiakëzimi’ i opozitës vjen si proces me ndihmën edhe të amerikanëve, siç dihet. Kur ishte fjala për 30 qershorin, i ranë ata ‘bilbilit’ (amerikanët). Pas zgjedhjeve i futën edhe një ‘non-grata’ Berishës nga ana e amerikanëve, por nuk shoh këtu vetëm çështjen amerikane. Lidhjet e Ramës me amerikanët për të ‘shtëpiakëzuar’ opozitën, është proces i cili ka ardhur edhe nga brenda dhe PD. Në thelbin e vetë, këtu janë interesat e sistemit që është konsoliduar. Oligarkia me radhë pas 30 vitesh nuk do më trazira, as premtime për ruspa që thanë se; ‘do iu vëmë ruspat’. Por oligarkia do të të sigurojë pushtetin e vetë. Berisha ka kundëra Ramën, amerikanët dhe pjesën e vetë të opozitës së ‘shtëpiakëzuar’. Se ku do të dalë, se di po kjo është loja! Basha duhet të kishte qëndruar të paktën si bandë dhe jo ‘e shtëpiakëzuar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat