Shpërndarja e bonusit për pensionistët me postë në shtëpi: Nuk do të ketë asnjë kosto ekstra

Shqipëria

Shpërndarja e bonusit për pensionistët me postë në shtëpi: Nuk do të ketë asnjë kosto ekstra

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

ISSH dhe posta kanë nisur për rreth 688 mijë përfitues në të gjithë vendin shpërndarjen e bonusit të fundvitit. Mes atyre që do të tërheqin pagesën janë edhe ata që mbushin moshën e pensionit brenda dhjetorit. Posta Shqiptare do të bëjë shpërndarjen e tyre në banesa dhe pikat postare.

Prej të enjtes ka nisur shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për pensionistët.

Transaksioni është kryer deri tani transaksione për mbi 50 mijë persona.

Përfitues të bonusit, sipas drejtorit të përgjithshëm i Institutit të sigurimeve shoqërore, Astrit Hado, do të jenë edhe ata që pritet të dalin në pension deri në fund të këtij viti.

“Këtë shpërblim e përfitojnë edhe ata që kjo e drejtë u lind deri në 31 dhjetor, jo vetëm ata që janë kapur nga dalja e këtij ligji.”

Shpërndarja do të bëhet njësoj siç ka funksionuar edhe me pensionet e përmuajshme, në banka, në banesa apo edhe në pikat postare.

Drejtori i postës Ervin Bushati sqaron se pensionistët nuk do të paguajnë asnjë kosto shtesë për shpërndarjet në banesa.

“Do të arrihet të ndahen në kohë përmes zyrave postare. Shpërndarja në shtëpi do të jetë pas asnjë kosto shtesë.”

Qeveria këtë vit ka vënë në dispozicion 3.5 mld lekë për 688 mijë përfitues duke caktuar një shpërblim në masën 5000 lekë.

Për tërheqjen e pagesave zyrtarët apelojnë që të zbatohen masat anti-covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat