Harta e re gjyqësore, Haxhia i përgjigjet deklaratës së Ramës

Shqipëria

Harta e re gjyqësore, Haxhia i përgjigjet deklaratës së Ramës

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 21:55
Maks Haxhia

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia ka thënë se vendi nuk mund të ketë vetëm një gjykatë apeli, teksa komentoi hartën e re gjyqasore në “Radarin Inforamtiv” në Abc News.

Haxhia iu përgjigj edhe Ramës i cili ka deklaruar se nuk i merr parasysh lëvizjet e avokatëve, duke thënë se është e lehtë të flasësh nga pozita e tij.

Ai bëri gjithashtu me dije se një vendim do të merret së shpejti për vijimin e bojkotit, teksa për masat e sigurisë vendimi aktual skadon të dielën.

“Unë mendoj që Reforma në Drejtësi nuk është studiuar zbatimi i saj. Kjo reformë është shumë e mirë, por aplikimi në prajtikë ka qenë i gabuar. Duhet studiuar zëvendësimi  gradual i gjyqtarëve. Këtu u përqendruan te pasuria e gjyqtarëve.

Nuk kemi gjyqtarë të korruptuar vetëm nga pikëpamja finianciare, por edhe polikisht, çdo devijim nga ligji është korrupsion.

Jemi shumë të shqetësuar se gjyqtarët shqiptarë kanë arritur në një stad që kjo politikë i ka bërë këta gjyqtarë të shkelin ligjin. Kur të kemi procese kundër shtetit të harrojmë që do i fitojmë.

Gjyqtarët nuk reagojnë se janë të frikësuar se janë nën presionin e reformës. Ne s’e kemi me qeverinë, lëvizja jonë është qytetare e pastaj profesionale, ne e kemi me ate ku është prodhuar harta gjyqësire. Si mund të bëhet harta gjyqësore kur ju po bëni hartën territoriale?

Kam dëgjuar që do jetë me 4 rajone, si mund të ketë një gjykatë apeli? Si mund të lësh Shkodrën, veriun apo jugun pa gjykatë apeli?

Avokatët kanë ngritur jetën e tyre në qytete, i ikën puna, do vijë në Tiranë ai? As ekspertët, as psikologët që janë në funksion, nuk ndihen.

Është kollaj të flasësh nga karrigia e të madhit. Ne u ulëm në 6 apele që ka Shqipëria dhe aty ne demostruam anën profesionale dhe problematikat teknike të ketij problemi. Sot ne kaluam në lëvizje qytetare. Sot bëmë tubimin që ishte një e dhjeta. Ne po presoim vendimin dhe do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese.  Nga 5 vjet që shkojnë gjyqet do shkojnë 10.

Ne kemi dy masa në bojkot, masat e sigurisë që mbaron të dielën dhe bojkoti i të gjitha proceseve vazhdon”, tha Haxhia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat