Do t’i bashkohej Universitetit të Tiranës, rektorati i “Fan S. Noli”: Kjo nismë do të rishqyrtohet, vijojmë punën normale

Shqipëria

Do t’i bashkohej Universitetit të Tiranës, rektorati i “Fan S. Noli”: Kjo nismë do të rishqyrtohet, vijojmë punën normale

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Rektorati i Universitetit FAN S. NOLI, në një deklaratë, thanë se nisma për t’u bashkuar me Universitetin e Tiranës do të rishqyrtohet në mbledhjet e ardhshme, ku do të jepet një vendim përfundimtar.

“Ashtu siç jeni vënë në dijeni këto 24 orët e fundit nga diskutimet që janë bërë publike në media dhe në rrjete sociale, Senati Akedemik i UNIKO ndërmori një nismë për hartuar një strategji për kapërcimin e sfidave që e presin, nëpërmjet fillimit të procedurave dhe koordinimin e kritereve të bashkimit me Universitetin e Tiranës.

Pas një diskutimi më të gjerë në nivel njësie qendrore dhe njësie baze, kjo nismë do të rishqyrtohet në mbledhjet e ardhshme të organeve vendimmarrëse të Universitetit, te cilat do të dalin me një vendim përfundimar.

Ndërkohë, Universiteti « Fan S. Noli » vijon të jetë një institucion i arsimit të lartë në funksion të plotë të të gjitha detyrave dhe rolit te tij. Senati Akademik, Bordi i Administrimit, Rektori, Rektorati dhe Dekanatet e tij vijojnë punën e tyre normale ne te mire te veprimtarisë akademike, si një insitucion i arsimit te lartë që përmbush çdo pritshmëri dhe detyrim moral dhe akademik ndaj studentëve aktualë dhe atyre që do ta zgjedhin në vitet e ardhshme akademike”, thuhet në deklaratë.

Universiteti i Korçës prej vitesh është përballur me uljen e numrit të studentëve dhe mbylljen e programeve të studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat