Tregu i rrezikshëm i Peqinit, Bashkia: Do ndërhyjmë së shpejti

Shqipëria

Tregu i rrezikshëm i Peqinit, Bashkia: Do ndërhyjmë së shpejti

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Tregu agro-ushqimor i zones së Pajovës i cili shtrihet përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Peqin është kthyer në rrezik për ata që punojne, por dhe blerësit.

Mungesa e një tregu të mirëfilltë në bashkinë Peqin ka bërë që prej vitesh pazari të zhvillohet përgjatë rrugës. Makina të shumta ndalojnë për të bërë blerje dhe qytetarët kalojnë rrugën në këmbë madje me raste dhe me fëmijët.

Kjo situate u rrezikon jetën tregtarëve dhe blerësve. Aksidentet në këtë vend nuk kanë munguar, por problem jane dhe kushtet higjeno sanitare ku tregetohen produktet ushqimore.

Bashkia e Peqinit e kontaktuar nga ABC News thotë se së shpejti do largojë tregetarët nga rruga dhe do ndertojë hapësire të pershtatshem për ta. Por nuk ka një datë të saktë se kur mund të bëhet ndërhyrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat