Vatra zjarri aktive edhe në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

Shqipëria

Vatra zjarri aktive edhe në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Dy vatra zjarri janë ndezur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Një ndodhet në fshatin Dukaj bashkia Tepelenë, dhe një tjetër në fshatin Buz bashkia Memaliaj.

Gazetarja Brikena Metaj bën me dije për BalkanWeb se zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.

Sakaq, efektivet e zjarrfikëses Tepelenë dhe Memaliaj ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që u është bashkuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Gjirokastrës.

Vatrat e zjarrit kanë nisur që prej orës 14:00, por për fat të mirë deri tani nuk kemi rrezikim të banesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat