41-vjeçari nxirret i pajetë nga liqeni i Belshit

Shqipëria

41-vjeçari nxirret i pajetë nga liqeni i Belshit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga liqeni i Belshit. Policia e Shqipërisë njoftoi se mesditën e kësaj të mërkure mori një njoftim se dyshohej se një person ishte mbytur një person.

Menjëherë atje kanë shkuar policia shqiptare dhe zjarrfikësit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të nxjerrin të vdekur 41-vjeçarin.

Sipas deklarimeve të para të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat