Tensione edhe pas seancës plenare, Noka sulmon me vezë makinën e Taulant Ballës

Shqipëria

Tensione edhe pas seancës plenare, Noka sulmon me vezë makinën e Taulant Ballës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar me vezë makinën e ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës, teksa ky i fundit po largohej nga Parlamenti.

Më herët Noka sulmoi me miell gardistët që ndodheshin para Parlamentit dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçajn.

Seanca plenare e ditës së sotme u shoqërua me përplasje dhe tensione të shumta, ku deputetët e opozitës hodhën euro e dollar në mënyrë simbolike në Kuvend dhe shtruan miell në formën e kokainës në shkallët e godinës.

Projektligji për rikthimin e lojërave të fatit online u tërhoq nga rendi i ditës, ndërkohë projektligjet e tjera të propozuara nga mazhoranca u miratuan. Po ashtu u rrëzua propozimi i Bashës për ndihmë ushtarake për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat