Shqipëri, Çuçi: Amnistia penale të enjten në Kuvend

Shqipëria

Shqipëri, Çuçi: Amnistia penale të enjten në Kuvend

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:11
Bledi Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi konfirmoi sot se ligji për “Amnistinë penale” pritet të miratohet të enjten në Kuvend.

Në një kumtim për medie pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Çuçi u shpreh se “nuk do të ketë tolerancë për ata persona që janë gjykuar nga GJKKO”.

“Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e opozitës. Në parim kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona”, u shpreh ai.

Lidhur me të dënuarit nga GJKKO, Çuçi u shpreh se “nuk do të tërhiqemi”.

“Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO”, tha ai.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, “tani ngelen çështjet teknike për t’u diskutuar dhe nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë penale”.

Po ashtu, Çuçi theksoi se të enjten do të kalojnë për miratim në seancë plenare edhe ligjet që janë kthyer në Kuvend për shkak të kuorumit. “Ato nuk janë ligje që kërkojnë 84 vota. Ne i qëndruam një qasjeje të mëparshme të Kuvendit”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat