Kafarani vijon akuzat ndaj Federatës: Gjoza e Haxhihyseni, të pafytyrë e tradhëtarë

Sporti

Kafarani vijon akuzat ndaj Federatës: Gjoza e Haxhihyseni, të pafytyrë e tradhëtarë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 07:25
Kafarani

Ish-peshëngritësi i njohur shqiptar Ilir Kafarani ka vijuar sulmet dhe akuzat e tij në adresë të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe më konkretisht në adresë të presidentit të saj Elez Gjoza dhe sekretarit Agron Haxhihyseni. Edhe një herë tjetër, Kafarani i konsideron këta të dy si shkaktarë të dështimit të shtangës kuqezi si dhe mosmarrjes së vizës për të shkuar në Amerikë nga ana e peshëngritësit Daniel Godelli.

“Shteti të marrë masa për këta njerëz të pafytyrë, që abuzojnë në kurriz të sportistëve. Nuk duhet të na verbojë medalja e Romelës për të fshehur problemet, ndaj i kërkoj shtetit të ndërhyjë sa më shpejt”, thotë Kafarani përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Kafarani bën përgjegjëz për mos-shkuarjen e Godellit si drejtuesit e FSHP-së ashtu dhe trajnerin Zef Kovaçi. Ish-trangisti  i quan drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes si tradhëtarë të kombit.

Ja mesazhi i Ilir Kafaranit në faqen e tij zyrtare “Facebook”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat