Ushtria bën grusht-shtet në Gabon

Afrika

Ushtria bën grusht-shtet në Gabon

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:27
Një ushtar u shfaq në program duke lexuar në deklaratë në të cilën thuhej se ushtria kishte marrë kontrollin e qeverisë

Në Gabon, ushtria njoftoi se ka kryer një grusht-shtet dhe në rrugët e kryeqytetit Libervil ka tanke dhe automjete të tjera të armatosura.

Në programin televiziv shtetëror të Gabonit, ushtarët u shfaqën dhe njoftuan se një grusht-shtet u krye për të rivendosur demokracinë, siç pretendojnë ata.

Një ushtar u shfaq në program duke lexuar në deklaratë në të cilën thuhej se ushtria kishte marrë kontrollin e qeverisë, raporton AP.

Banorët e kryeqytetit Libervil thanë se kishte tanke dhe automjete të armatosura në rrugë.

Presidenti i Gabonit Ali Bongo, i cili ka qenë në atë pozitë që nga viti 2009, ka dalë jashtë vendit që nga tetori dhe dyshohet se ka pësuar një sulm në tru. Ai i dërgoi një mesazh banorëve të Gabonit nga një spital në Marok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat