Imami e feston ditëlindjen në Kishë Katolike

Afrika

Imami e feston ditëlindjen në Kishë Katolike

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:28
Kisha Katolike

Myftiu i Ganës, Sheikh Osman Sharbutu, 100 vjeçar, duket se është një njeri që di se si të përçojë mesazhe paqeje. Këtë e ka bërë duke marrë pjesë në meshën e organizuar nga Kisha Katolike, si nderim për ditëlindjen e tij.

Fotografitë të Sharubutu, i cili shihet i ulur afër klerikëve të tjerë mysliman e katolik, janë shpërndarë në rrjete sociale, duke u konsideruar si mesazh të rëndësishëm për paqen në Gana, raporton BBC.

Myftiu, dhe lideri i Bashkësisë Myslimane në Ganë, tha se do që të sigurohet që trashëgimia e tij të jetë paqja, si frut i harmonisë së brendshme.

Image

Fotografia e tij, u bë edhe më e famshme, për faktin se në ditën kur morri pjesë në kishë për ta festuar ditëlindjen, ndodhi sulmi në Sri Lankë, që la të vdekur 250 të vrarë.

Image

Ai ka marrë shumë komplimente në rrjete sociale, ku mbi të gjitha po konsiderohet si drita, e një dite me errësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat