Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në Libi - Bota Sot
Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në Libi

Afrika

Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në Libi

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 07:56
Libi

Në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Libi kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa 80 të tjerë janë raportuar se janë plagosur për shkak të një sulmi ajror.

Sipas mediave të huaja, shumica e të vrarëve mendohet se janë emigrantë afrikanë.

Osama Ali, një zëdhënës për shërbimet emergjente, tha për AFP se 120 emigrantë kishin qenë në një hangar i cili ishte goditur drejtpërdrejt nga sulmi ajror.

Ai paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se shifra prej 40 personashë është "një vlerësim paraprak".

Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare, si qeveri e përkohshme e Libisë e mbështetur nga OKB, e që udhëhiqet nga kryeministri Fayez al-Serra tha se sulmi ishte i paramenduar dhe e denoncoi si një "krim urrejtjeje".

Kjo qeveri fajësoi Ushtrinë Kombëtare të Libisë (LNA) për sulmin e së martës në periferinë e Tajoura.

Në vitet e fundit, Libia ka qenë një trampolinë për emigrantët që kërkojnë të udhëtojnë në Evropë.

Vendi është shkatërruar nga dhuna që kur sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...