Vdes presidenti i Tunizisë - Bota Sot
Vdes presidenti i Tunizisë

Afrika

Vdes presidenti i Tunizisë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:35
Beji Caid Essebsi

Ka vdekur presidenti 92 vjeçar i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, pasi ishte dërguar në një spital ushtarak të mërkurën.

Ai ka qenë një figurë e rëndësishme e tranzicionit të këtij vendi të Afrikës Veriore, drejt demokracisë pas një revolucioni të vitit 2011.

"Të enjten në mëngjes Presidenti i Republikës vdiq në spitalin ushtarak në Tunizi. Ceremonia e varrimit do të shpallet më vonë", tha presidenca përmes një deklarate.

Sipas kushtetutës, kryetari i parlamentit përkohësisht do të shërbejë si president.

Essebsi ka qenë një figurë e shquar në Tunizi që nga përmbysja e autokratit veteran, Zine El-Abidine Ben Ali, në vitin 2011, kur ndodhen kryengritjet kundër udhëheqësve autoritarë, në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Libinë dhe Egjiptin.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor, ndërkaq ato presidenciale më 17 nëntor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...