Kreu i OBSH-së i thotë Afrikës që të ‘zgjohet’ ndaj coronavirusit dhe të përgatitet për më të keqen

Afrika

Kreu i OBSH-së i thotë Afrikës që të ‘zgjohet’ ndaj coronavirusit dhe të përgatitet për më të keqen

Më: 19 mars 2020 Në ora: 16:45
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit

Afrika duhet të “zgjohet” ndaj kërcënimit të coronavirusit dhe të përgatitet për më të keqen, ka thënë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Sipas BBC,  kontinenti duhet të mësojë nga mënyra se si është përhapur virusi diku tjetër, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai paralajmëroi se ndërsa rastet e konfirmuara të Afrikës ishin aktualisht të ulëta – rreth 640 – nuk ka arsye për vetëkënaqësi.

“Afrika duhet të zgjohet, kontinenti im duhet të zgjohet”, tha Etiopiani, kreu i parë afrikan i OBSH-së.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se sistemet e tendosura të shëndetit publik në Afrikë mund të mposhten shpejt nëse virusi do të paraqitet në një nivel më të lartë, veçanërisht në zonat urbane të mbingarkuara.

Ndryshe, sipas BBC, në Afrikë, 16 njerëz kanë vdekur nga Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga coronavirusi: gjashtë në Egjipt, gjashtë në Algjeri, dy në Marok, një në Sudan dhe një në Burkina Faso.

Në Afrikën e Jugut, e cila ka 116 raste, presidenti Cyril Ramaphosa ka deklaruar një gjendje katastrofe, duke kufizuar udhëtimin, mbylljen e shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat