Mbi 40 mijë të infektuar me coronavirus në Afrikë - Bota Sot
Mbi 40 mijë të infektuar me coronavirus në Afrikë

Afrika

Mbi 40 mijë të infektuar me coronavirus në Afrikë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Mbi 40 mijë raste me Covid-19 janë regjistruar deri më tani në gjithë Afrikën, sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) .

Kontinenti afrikan ka raportuar 40.749 raste dhe 1,689 viktima deri më tani, ndërsa 13,383 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi u rrit në disa vende afrikane pasi kontinenti vazhdon të luftojë me pandeminë.

Në 24 orët e fundit, 358 raste të reja janë raportuar në Egjipt, 354 në Afrikën e Jugut, 328 në Nigeri, 148 në Algjeri, 146 në Marok, 91 në Sudan, 91 në Senegal, 58 në Bregun e Fildishtë, 52 në Guinea Bissau, 42 në Guinea, 32 në Republikën Demokratike të Kongos, 32 në Benin dhe 22 në Republikën e Afrikës Qendrore, sipas të dhënave nga Worldometers.

Nga koronavirusi kanë vdekur 14 persona në Egjipt, 13 në Afrikën e Jugut, 10 në Nigeri, 5 në Sudan, 4 në Kenia, 3 në Algjeri dhe nga një në Marok, Bregun e Fildishtë, Republikën Demokratike të Kongos, Benin, Niger dhe Burkina Faso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat