Rrëmbehen qindra nxënës në Nigeri

Afrika

Rrëmbehen qindra nxënës në Nigeri

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Prindërit u mblodhën në një shkollë të mesme në shtetin veriperëndimor Katsina të Nigerisë, duke iu lutur autoriteteve për të shpëtuar qindra djem të rrëmbyer nga persona të armatosur.

Ushtria kishte shkëmbyer zjarr me një bandë që mori nxënësit nga shkolla publike e Shkencave në Kankara.

Abubakar Lawal erdhi nga Zaria, një qytet 120 kilometra (75 milje) në jug të Kanara, pasi mësoi se dy nga tre djemtë e tij në shkollë ishin midis të zhdukurve, raporton reuters.

“Nga dje isha këtu, duke u lutur që Allahu i Plotfuqishëm të shpëtojë popullin tonë”, tha ai jashtë terrenit të shkollës me pluhur.

Disa djem të parë nga reuters thanë se ishin arratisur nga pylli ku i morën personat e armatosur, por nuk u bë e qartë menjëherë sa prej tyre mbetën në robëri ose çfarë donte grupi.

Sulmet nga bandat e armatosura, të referuara gjerësisht si banditë, janë të zakonshme në të gjithë Nigerinë veriperëndimore. Grupet zakonisht sulmojnë civilët, duke i vjedhur ose rrëmbyer për shpërblim. Militantët islamikë, të cilët sulmojnë objektivat e sigurisë dhe civilëve, janë më të zakonshëm në pjesën verilindore të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat