Gjendet artefakti 5,000-vjeçar në Egjipt, dyshohet se i përket Piramidës së Madhe

Afrika

Gjendet artefakti 5,000-vjeçar në Egjipt, dyshohet se i përket Piramidës së Madhe

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Egjipt

Një artefakt egjiptian, i munguar për më shumë se një shekull, u zbulua krejt rastësisht nga një kuratore në Universitetin e Aberdeenit, në Azi. Fragmenti i vogël i drurit 5,000-vjeçar  i cili tani është në disa pjesë  është “jashtëzakonisht i rëndësishëm” për të zbuluar përbërjen e Piramidës së Madhe.

Një artefakt egjiptian i humbur prej kohësh është gjetur në një kuti puro në Aberdeen  dhe besohet se mund të hedhë dritë mbi Piramidën e Madhe. Fragmenti i vogël i drurit 5,000-vjeçar  i cili tani është në disa pjesë  thuhet të jetë “jashtëzakonisht i rëndësishëm”. Zbulimi u bë nga asistentja kuratore, Abeer Eladany, në Universitetin e Aberdeenit, Azi  ndërsa po kryente një përmbledhje të artikujve të  koleksionit.

“Unë kam punuar me gërmime në Egjipt, por kurrë nuk e kisha imagjinuar se këtu në Skocinë veri-lindore do të gjeja diçka kaq të rëndësishme për trashëgiminë e vendit tim. Mund të jetë vetëm një fragment i vogël druri, i cili tani është në disa copa, por është jashtëzakonisht domethënës duke pasur parasysh se është një nga tre artikujt e vetëm që janë rikuperuar ndonjëherë brenda Piramidës së Madhe,” tha Abeer Eladany, me profesion arkeologe.

Në 1872 inxhinieri Waynman Dixon zbuloi atë që tani njihet si re relikte Dixon ’ një treshe sendesh të gjetura brenda dhomës së piramidës Queens, dy prej të cilave  një top dhe grep  tani janë vendosur në Muzeun Britanik. Pjesa e kedrit  e cila besohet se mund të jetë përdorur gjatë ndërtimit të piramidës  iu dhurua universitetit në 1946 por më pas nuk mund të gjendej.

Abeer, me origjinë nga Egjipti kaloi 10 vjet duke punuar në Muzeun Egjiptian në Kajro, e referoi atë me rekorde të tjera.

“Koleksionet e universitetit janë të mëdha duke arritur në qindra mijëra artikuj – kështu që kërkimi për të ka qenë si gjetja e një gjilpëre në një kashtë”-shtoi Abeer.

Sipas të dhënave të analizuara nga ekspertët, druri mund të datohet diku në periudhën 3341-3094 para Krishtit. Ky zbulim me siguri do të ringjallë interesin për Reliket e Dixon, dhe mënyrën se si ato mund të hedhin dritë mbi Piramidën e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat