Kthehen tek familjet e tyre nxënësit e kidnapuar në Nigeri

Afrika

Kthehen tek familjet e tyre nxënësit e kidnapuar në Nigeri

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:25
Nigeri

Më shumë se 300 nxënës të Nigerisë janë kthyer tek familjet e tyre pasi ishin rrëmbyer nga shkolla e tyre.

Djemtë shkuan me autobus në Katsina, kryeqytetin e shtetit me të njëjtin emër, ku u pritën nga presidenti i atjeshëm, Muhammadu Buhari.

BBC shkruan se ata dukeshin të lodhur, disa prej tyre ishin të veshur akoma me uniforma të shkollës.

Grupi militant Boko Haram kishte deklaruar se ata qëndronin pas këtij rrëmbimi, por disa ekspertë ishin skeptikë rreth kësaj.

Zyrtarë të atjeshëm kanë thënë se disa djem kanë mbetur akoma të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat