Kamboxhia raporton vdekjen e parë nga COVID-19, 1 vit nga pandemia

Afrika

Kamboxhia raporton vdekjen e parë nga COVID-19, 1 vit nga pandemia

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Kamboxhia konfirmoi të enjten vdekjen e saj të parë nga COVID-19 që kur nisi pandemia më shumë se një vit më parë ndërsa luftonte me një shpërthim të ri lokal që ka infektuar qindra njerëz.

Një 50 vjeçar u konfirmua i infektuar muajin e kaluar ndërsa punonte si shofer për një kompani kineze në Sihanoukville bregdetare dhe vdiq në spitalin Kmero-Sovjetike të enjten në mëngjes, tha Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi në një deklaratë, raporton AP.

Kamboxhia ka konfirmuar vetëm 1,163 raste të infektimit me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, por po lufton me një shpërthim të ri lokal që ka infektuar disa qindra njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat