Bashkimi Afrikan do të merr 400 milionë vaksina Johnson&Johnson

Afrika

Bashkimi Afrikan do të merr 400 milionë vaksina Johnson&Johnson

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Deri në 400 milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson të coronavirusit do të shpërndahen në vendet e Bashkimit Afrikan, njoftoi kompania farmaceutike amerikane.

Sipas marrëveshjes, 220 milionë doza serum, të administruara në një injeksion të vetëm, do të shpërndahen në 55 vende anëtare të Bashkimit Afrikan dhe dërgesat do të fillojnë në tremujorin e tretë të këtij viti, raporton nasdaq.

Nëse shihet e nevojshme, ato vende do të jenë në gjendje të porosisin edhe 180 milionë doza shtesë, gjithsej 440 milionë doza të vaksinës amerikane.

“Ne jemi duke punuar për një qasje të drejtë dhe ndërkombëtare ndaj vaksinës”, tha Alex Gorsky, CEO i Johnson&Johnson.

Ndryshe, në muajin janar ishte njoftuar se vaksina e tyre ishte 66 për qind efektive. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat