Presidenti zgjat mandatin e vet edhe me dy vjet, shkakton trazira në Somali

Afrika

Presidenti zgjat mandatin e vet edhe me dy vjet, shkakton trazira në Somali

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:18
Mohammed Abdullah Mohammed

Mbështetësit e presidentit të Somalisë, Mohammed Abdullah Mohammed dhe qytetarët që kundërshtojnë zgjatjen e mandatit të tij, u përplasën sot në kryeqytetin Mogadishu.

Presidenti somalez nënshkroi një ligj në muajin prill që zgjati mandatin e tij katër vjeçar me dy vjet, duke shkaktuar kundërshtim nga opozita.

Gjithashtu edhe kundërshtime nga vendet perëndimore dhe donatorët që ndihmojnë për të rindërtuar vendin pas kaosit të vitit 1991.

Pas vendimit të dhomës së ulët të parlamentit të Somalisë për të zgjatur mandatin e presidentit, Muhamed për dy vjet të tjerë dhe mos mbajtjen e zgjedhjeve që ishin planifikuar për shkurt të këtij viti, shpërtheu një krizë e re.

“Një shkëmbim zjarri u dëgjua midis mbështetësve të armatosur të opozitës dhe forcave qeveritare në kryqëzimin Fagah”, i konfirmoi një reporteri të reuters një dëshmitar okular i cili jeton jo shumë larg vendit të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat