Gjuajtje me armë afër pallatit presidencial, mobilizohet ushtria

Afrika

Gjuajtje me armë afër pallatit presidencial, mobilizohet ushtria

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Gjuajtje të rënda me armë janë dëgjuar mëngjesin e së dielës afër pallatit presidencial në kryeqytetin e Guineas, Conkary, kanë bërë të ditur dëshmitarë.

Nuk dihet ende nëse presidenti Alpha Conde ishte në shtëpi në kohën kur ka nisur gjuajtja me armë.

Conde i cili është zgjedhur president për herë të parë në vitin 2010, është përballur me kritika në rritje që kur ai kërkoi një mandat të tretë në detyrë vitin e kaluar, duke thënë se kufijtë e afatit kushtetues nuk zbatoheshin në rastin e tij.

Ndërkohë, në vitin 2011, ai i mbijetoi një atentati kur ushtarët kryengritës qëlluan në pallat.

Raportohet se trupa ushtarake kanë zbarkuar në rrugë pas rastit, duke kërkuar nga banorët që të mbyllen nëpër shtëpi dhe të mos dalin.

Guinea është ndër vendet më të varfra në botë, pavarësisht burimeve të saj të pasura minerale, dhe është goditur nga paqëndrueshmëria politike për vite me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat