Profesionistët shëndetësor të Afrikës Jugore po përgatiten për variantin e ri të COVID-19

Afrika

Profesionistët shëndetësor të Afrikës Jugore po përgatiten për variantin e ri të COVID-19

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Derisa bota po përballet me shfaqjen e variantit të ri shumë të transmetueshëm të COVID-19, shkencëtarët e shqetësuar në Afrikën e Jugut  po përpiqen të luftojnë rrufenë e tij të përhapur në të gjithë vendin.

Në harkun kohor prej dy javësh, ky variant e ka dërguar Afrikën e Jugut nga një periudhë e transmetimit të ulët në rritje të shpejtë të rasteve të reja të konfirmuara.

Numrat janë ende relativisht të ulët, me 2 mijë e 828 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, por shpejtësia e variantit të ri në infektimin e të rinjve të Afrikës së Jugut ka alarmuar profesionistët e shëndetit, shkruan Associated Press.

“Ne po shohim një ndryshim të dukshëm në profilin demografik të pacientëve me COVID-19,” tha, kreu i njësisë së kujdesit intensiv në Spitalin Soëeto’s Baragwanath.

Tutje, u tha se nevojiten përgatitje urgjente për të mundësuar që spitalet publike të përballen me një fluks të madh të mundshëm pacientësh që kanë nevojë për kujdes intensiv.

Ndryshe, varianti i ri ka një numër të lartë mutacionesh që duket se e bëjnë atë më të transmetueshëm dhe e ndihmojnë të shmangë përgjigjet imune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat