Autobusi bie në kanal, raportohet për 19 të vdekur dhe 6 të plagosur

Afrika

Autobusi bie në kanal, raportohet për 19 të vdekur dhe 6 të plagosur

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 07:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus ra në një kanal në pjesën veriore të Egjiptit.

Lajmi është konfrimuar ditën e sotmen nga autoritetet e Shëndetësisë atje.

Sipas raportimit të medieve të huaja, autobusi doli nga autostrada dhe ra në kanalin Mansouriya në qytetin Agha në rajonin verior administrativ të Dakahlia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat