Kobra vdekjeprurëse pas shpinës së pilotit në Afrikën e Jugut/ Aeroplani bën ulje emergjente

Afrika

Kobra vdekjeprurëse pas shpinës së pilotit në Afrikën e Jugut/ Aeroplani bën ulje emergjente

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:58
Piloti i Afrikës së Jugut, Rudolph Erasmus

Piloti i Afrikës së Jugut, Rudolph Erasmus, pa dijeninë e tij kishte marrë në fluturim një pasagjer të ri, në lartësi 11, 000 metra në ajër.

Megjithatë, nuk ishte një njeri, por një kobër që rrëshqiste nën sediljen e tij.

“Për të qenë vërtet i sinqertë, është sikur truri im të mos e konceptonte atë që po ndodhte”, tha ai për BBC.

“Ishte një moment …frike”, shtoi ai, duke thënë se fillimisht mendoi se ndjenja e të ftohtit në shpinë ishte shishja e ujit.

“Ndërsa u ktheva në të majtë dhe shikoja poshtë, pashë kobrën duke e tërhequr kokën mbrapsht poshtë sediljes”, tregon piloti.

Ai më pas bëri një ulje emergjente në fluturimin e tij nga Bloemfontein në Pretoria. Avioni privat, një Beechcraft Baron 58, mbante katër pasagjerë, si dhe një gjarpër.

Një pickim nga një kobër Kepi është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë në vetëm 30 minuta, kështu që duke mos dashur të shkaktojë panik, Erasmus thotë se mendoi me kujdes përpara se t’u thoshte me qetësi atyre që ishin në bord se kishte një udhëtar shtesë të padëshiruar.

Në fund, ai vendosi t’u tregojë atyre. Pra, si reaguan pasagjerët? Erasmus përshkroi një moment heshtjeje absolute: “Të gjithë ngrinë për një ose dy momente.”

Pilotët janë trajnuar për shumë skenarë, por sigurisht jo për t’u marrë me gjarpërinjtë në kabinë, tha ai, duke i thënë BBC-së se paniku thjesht do ta kishte përkeqësuar situatën.

Avioni bëri një ulje emergjente në qytetin Welkom. Erasmus është cilësuar si hero, me komisionerin e aviacionit civil të Afrikës së Jugut, Poppy Khosa, duke lavdëruar “mjeshtërinë e tij të shkëlqyer ajrore që shpëtoi të gjitha jetët në bord”, sipas faqes News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat