Ngjarje e rëndë, futbollisti i akuzuar për terrorizëm i vë flakën vetes para komisariatit të policisë

Afrika

Ngjarje e rëndë, futbollisti i akuzuar për terrorizëm i vë flakën vetes para komisariatit të policisë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Futbolli në Tunizi është në shok për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Futbollisti 35-vjeçar tunizian Nizar Aisaui, është transportuar në spital në gjendje të rëndë pasi i ka vënë flakën vetes para komisariatit të policisë në Hafuz.

Ngjarja e rëndë ka tronditur shumëkënd, pasi Aisaui ishte një emër i njohur në komunitetin lokal.

Ai kishte postuar një video para kësaj ngjarje, duke deklaruar se në mënyrë të padrejtë e kishin akuzuar për një rast terrorizmi si person i përfshirë në ngjarje.

Sipas “ANSA”, ai kishte shkuar në polici për të denoncuar një shitës bananesh, me të cilin kishte pasur një zënkë, por nuk kishte gjetur drejtësi.

Ndaj ai në shenjë proteste, por edhe pas akuzave për terrorizëm, kishte vendosur t’i vinte flakën vetes, duke përfunduar me të djegura të shumta në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat