Egjipt/ Autobusi përplaset me kamionin, 17 të vdekur dhe 29 të plagosur

Afrika

Egjipt/ Autobusi përplaset me kamionin, 17 të vdekur dhe 29 të plagosur

Më: 5 maj 2023 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Të paktën 17 persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh goditi një kamion në provincën New Valley në Egjiptin jugperëndimor.

Autobusi me 45 persona që shkonte për në Kajro u përplas me kamionin, i cili po lëvizte ngadalë në rrugën Al-Kharga-Assiut në rajonin al-Nabq.

26 autoambulanca shkuan në vendngjarje për të dërguar të plagosurit në spitalet e zonës aty pranë.

Pas aksidentit, guvernatori i provincës New Valley, Mohamed el-Zamlout, njoftoi se lëvizja e kamionëve të rëndë në rrugën Al-Kharga-Assiut do të ndalet nga ora 20:00 (1800 GMT) deri në 07:00 (0500 GMT) për të parandaluar aksidente të ngjashme. Një fushatë do zhvillohet për të testuar shoferët e kamionëve për drogë.

Në Egjipt, aksidentet rrugore marrin mijëra jetë çdo vit. Shumica e aksidenteve shkaktohen nga shpejtësia, mirëmbajtja e dobët e rrugëve dhe zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat