Fundoset një varkë në lumin Niger, dyshohet për 100 të vdekur

Afrika

Fundoset një varkë në lumin Niger, dyshohet për 100 të vdekur

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Rreth 100 njerëz dyshohet se kanë vdekur në një aksident në lumin Niger pasi anija u fundos mëngjesin e së hënën.

Dëshmitarët okularë i thanë Al Jazeera-s se varka po transportonte të ftuar të një dasme që po ktheheshin në shtetin Këara nga një ceremoni në shtetin e afërt të Nigerit, të dyja në Nigerinë qendrore.

Raportohet se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar që nga e hëna.

Policia ende nuk ka konfirmuar se sa njerëz kanë vdekur ose sa ishin në bordin e varkës, e cila thuhet se ishte e mbingarkuar.

Ka pasur fatkeqësi të ngjashme në të kaluarën në zonën e cila është afër bashkimit midis lumenjve Niger dhe Benue, dy nga më të gjatët në Afrikë, transmeton Klankosova.tv.

Në maj të vitit 2021, një varkë u fundos në Niger rreth të njëjtës zonë, sipas të përditshmes lokale The Guardian. Rreth 160 persona humbën jetën në atë aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat