Njëra palë e luftës në Sudan ofron armëpushim për Kurban Bajram

Afrika

Njëra palë e luftës në Sudan ofron armëpushim për Kurban Bajram

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 23:19
Sudan

Komandanti paraushtarak i RSF-së i Sudanit të hënën ofroi një armëpushim të njëanshëm për festën e Kurban Bajramit.

Gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti, në një paraqitje në TV Al Arabiya tregoi armëpushimi do të jetë efektiv të martën dhe të mërkurën.

Por, nuk u bë e ditur se a do të ketë armëpushim për nder të Kurban Bajramit edhe nga palët tjera të përfshira në luftë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat