Afrikanët e Jugut ‘mrekullohen’ nga bora në Johanesburg – për herë të parë në më shumë se një dekadë

Afrika

Afrikanët e Jugut ‘mrekullohen’ nga bora në Johanesburg – për herë të parë në më shumë se një dekadë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 17:22
Afrikë

Njerëzit janë zgjuar duke parë se kishte rënë borë në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg, për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Megjithatë, “asnjë ndërprerje e madhe nuk është shkaktuar nga reshjet e borës në këtë fazë”, i tha BBC-së një zëdhënës i Shërbimit të Motit të Afrikës së Jugut (Saws).

Kushtet e motit të ftohtë pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Sidoqoftë, shumë njerëz në Johanesburg të hënën dukeshin të magjepsur nga pamja e rrallë e borës në qytetin e tyre.

“Disa nga nxënësit dhe unë dolëm për të parë… disa prej tyre kishin parë borë më parë, ndërsa të tjerët mendonin se po binte shi”, ka thënë mësuesja e shkollës fillore Agnes Mideva.

E punonjësja shtëpiake Nobukhosi Stompie i tha BBC-së se ajo udhëtoi nëpër dëborë rrugës për në punë dhe nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

Ndërsa dimri fillon në kombin e hemisferës jugore, meteorologët po ndjekin me vëmendje zhvillimet.

Bora është raportuar në një numër provincash duke përfshirë Kepin Lindor, Mpumalanga dhe rajonin Gauteng, i cili përfshin Johannesburg dhe Soweto

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat